KF Trepça ’89 i është kundërpërgjigjur

Futboll

KF Trepça ’89 i është kundërpërgjigjur

Më: 23 prill 2018 Në ora: 13:04
KF Trepça ’89 i është kundërpërgjigjur

KF Trepça ’89 i është kundërpërgjigjur deklaratave te Shend Kelmendi dhe Argjend Mustafa.

Kelmendi e Mustafa janë suspenduar nga klubi mitrovicas para ndeshjes me Gjilanin. Klubi nga “Riza Lushta” të hënën përmes një njoftimi, i është kundërpërgjigjur të dy lojtarëve.

Ky është njoftimi i Trepçës ‘89:

Klubi i futbollit KF Trepça89 kundërpërgjigjet pas deklaratave në mediat e shkruara dhe elektronike të futbollistëve Shend Kelmendi dhe Argjend Mustafa, deklaratat e futbollistëve për keqkuptim të dy palëve (Futbollist- Trajner) janë të pa vërteta sepse të gjithë futbollistët njoftohen në stërvitjen e fundit për itenirarin ditor kur zhvillohet ndeshja ( takimi për garderobë, dreka-restauranti, udhëtimi etj ). KF Trepça ‘89 është klub i organizuar dhe serioz në çdo aspekt, prandaj njoftojmë opinion e gjerë sportiv se futbollistët ushqehen para ndeshjes në të njëjtin Restaurat “ Rinia” gjatë kampionatit. Futbollistët e lart përmendur nuk i kanë përfillur rregullat e klubit dhe nuk janë paraqitur në drekën e përbashkët që është rregull në klub. Deklaratat e tyre që nuk kanë pas njohuri për restaurantin ku ushqehet ekipi dhe jemi ushqyer në Prishtinë janë deklarata edhe më shumë të dyshimta. Futbollistët kur ushqehen në ndonjë vend tjetër gjithmonë është prezent një anëtar i kryesisë së klubit. Futbollistët në fjalë kanë përdorur këtë veprim vetëm për të bojkotuar ndeshjen kundër SC Gjilani, ky veprim është bërë me qëllim të caktuar për ti shërbyer individëve të caktuar për favore të klubeve tjera. Me këtë klubi futbollit KF Trepça 89 konstaton se është dëmtuar rënd dhe është prishur imazhi i klubit me veprimet e futbollistëve të lartëpërmendur .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat