Selmani: Kemi krizë

Futboll

Selmani: Kemi krizë

Më: 23 prill 2018 Në ora: 11:44
Selmani: Kemi krizë

Agron Selmani, kryetrajner i Vllaznisë nga Pozherani, ende shpreson se skuadra e tij mund ta zë hapin për në barazh në elitën e futbollit. Vllaznia renditet në vend të fundit me 14 pikë pas 28 jave.

“Në këto xhiro kur ekipi i Prishtinës e ka objektivin e titullit dhe garat për Kupë dhe ne kemi objektiv pozicionin e barazhit, nuk pritet lojë e mirë për sy. Normal që është presion i madh te lojtarët dhe ekipi për shkak ngarkesës dhe mungesës së rezultateve.

Kemi krizë realisht të rezultateve, por prej ndeshjeve tjera varësisht se si janë zhvilluar sot, atëherë nëse s’kanë arritur rezultate të mira gjithçka është e hapur për ekipin tonë”, tha Selmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat