Gjithçka është në duart e Juventusit

Futboll

Gjithçka është në duart e Juventusit

Më: 23 prill 2018 Në ora: 10:46
Maurizio Sarri

Gëzim i madh në shtëpinë e Napolit për suksesin “in extremis” në fushën e Juventusit, që ka rihapur në fakt luftën e titull në Serie A, katër ndeshje pa mbaruar kampionati. Trajneri napolitan, Maurizio Sarri, i cili foli në mikrofonët e “Sky Sport” dhe “Mediaset Premium”, nuk e fsheh gëzimin, por përpiqet t’i mbajë të tijtë me këmbë në tokë.

“Kjo fitore ishte një kënaqësi e madhe për ne, – tha ai. – Djemtë ishin të lumtur, festuan në dhomat e zhveshjes… Por, asgjë nuk ka ndryshuar. Juventusi mbetet përpara një pikë dhe është gjithçkaa në duart e tij. Sonte ne mund të gëzojmë për këtë fitore të shkëlqyer, por nga nesër do të duhet të mendojmë për ndeshjen kundër Fiorentinës.

Një lojë shumë e vështirë për ne, në një fushë tradicionalisht të vështirë. Fitorja këtu, ndërkohë, është gjithmonë diçka e mahnitshme, sepse ato u japin kënaqësi tifozëve tanë. Nga pikëpamja e rezultateve, Juve përfaqëson pushtetin. Flasim për një ekip, ndaj të cilit të gjithë do të donin për të fituar.

Dhe, kur ndodh, përjeton një kënaqësi të madhe. Fatkeqësisht, kampionati është në duart e bardhezinjve, forca e tyre është e tejskajshme. Fitorja erdhi si pasojë logjike. Ajo dukej një blasfemi për të ardhur këtu dhe përmes një goditjeje këndi në limitin e kohës së rregullt. Të vish këtu për të marrë një rezultat maksimal për të imponuar ndeshjen kundër një skuadre si Juventusi, është gjithmonë e vështirë dhe e rrezikshme”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat