Napoli rikthehet fuqishëm në garë për titull, e mposht Juventusin

Futboll

Napoli rikthehet fuqishëm në garë për titull, e mposht Juventusin

Më: 22 prill 2018 Në ora: 22:41
Pamje nga ndeshja

(E plotësuar) - Napoli rikthehet fuqishëm në garë për titull, e mposht Juventusin

Napoli është rikthyer në garë për titull, pasi e ka mposhtur 0-1 Juventusin në ‘Allianz Arena’.

Skuadra e Sarrit, me një gol të shënuar në minutën e 90’, e ka fituar një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij sezoni.

Ishte mbrojtësi Koulibaly që shënoi me kokë në minutën e 90’ pas një harkimi nga këndi.

Kjo fitore i takoi me meritë Napolit, që ishte skuadër më e mirë gjatë gjithë ndeshjes.

Me këto tre pikë, Napoli ngushton diferencën në vetëm një pikë ndaj Juventusit, skuadër e cila xhiron e ardhshme luan në udhëtim te Interi.

***

Napoli shënon kundër Juventusit

Napoli ka shënuar golin e epërsisë ndaj Juventusit.

Është mbrojtësi  Koulibalyi  cili ka shënuar golin me kokë për 0 me 1.

Kanë mbetur edhe pak minuta deri në përfundim të ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat