Gjashtë klube për Fellainin, është dhe Juve

Futboll

Gjashtë klube për Fellainin, është dhe Juve

Më: 22 prill 2018 Në ora: 22:36
Marouane Fellaini gjatë një dueli me Ryan Fraser me Bournemouth (Foto: Getty Images)

Marouane Fellaini me shumë mundësi do të largohet nga Manchester Unitedi në fund të sezonit 2017/18.

Kjo pasi ai do të jetë lojtar i lirë dhe vazhdimi te Djajtë e Kuq nuk është opsion.

Sipas Mirror, janë gjashtë klube që dëshirojnë shërbimet e mesfushorit belg.

Në Ligën Premier janë West Hami Unitedi dhe Leicester City, në Ligue 1 dy gjigantët, Monaco dhe Paris Saint Germainit.

Për 30-vjeçarin interesim ka shfaqur edhe Besiktasi, ndërsa së fundi garës i është futur Juventusit.

Fellaini në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e Evertonit e Standard Liege.

Këtë sezon belgu ka shënuar katër gola në 20 paraqitje në të gjitha garat për klubin anglez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat