Juventusi po punon me Raiolan për rikthimin e Pogbas

Futboll

Juventusi po punon me Raiolan për rikthimin e Pogbas

Më: 22 prill 2018 Në ora: 18:35
Pogba nuk ka arritur t’i tregojë gjitha vlerat te Unitedi (Getty Images)

Juventusi po mendon rikthimin në Allianz Stadium të ish-mesfushorit të tyre, francezit Paul Pogba.

Juventusi është duke eksploruar në mënyrë aktive mundësinë e ri-nënshkrimit të mesfushorit të Manchester Unitedit, Paul Pogba.

Drejtuesit e klubit italian gjithashtu po bashkëpunojnë edhe me agjentin e tij, Mino Raiola, që një gjë e tillë të ndodh.

Javën e kaluar, drejtuesi i Juventusit, Beppe Marotta deklaroi një perspektivë të tillë si një “mirazh” duke marrë parasysh financat.

Megjithatë, sipas gazetës Tuttosport, që atëherë, Marotta ka kërkuar një opsion të ri – duke diskutuar një marrëveshje huazimi me Raiolan për t’i vënë Unitedit.

Juve do të duhet të bie dakord të paguajë një tarifë të fuqishme të huazimit për Pogban dhe gjithashtu të mbulojnë pagën e tij prej 13 milionë eurosh.

Por, Juventusi ka shpresa të mëdha pasi thuhet se ky propozim ka mbështetjen e Raiolas.

Super agjenti i ofroi Pogban Manchester Cityt në janar dhe gjithashtu PSG këtë muaj u interesua për të pasi e ardhmja e Pogbas te Unitedi mbetet e turbullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat