Shqiptarët e Luzernit munden Zurich-un

Futboll

Shqiptarët e Luzernit munden Zurich-un

Nga: Kemajl Goca Më: 22 prill 2018 Në ora: 18:11
Kasami në veprim

Luzerni shënoi fitore të madhe me rezultat 2:1 ndaj Zurich-ut, në ndeshjen e javës së 31-të të Kampionatit të Zvicrës në futboll. Kjo ndeshje ishte edhe derbi për faktin se te dyja skuadrat mëtojnë një  vend në Europ.ë Lustenberger (6') e Grether (90+3') shënuan për Luzernin dhe Rodriguez (43'-nga penalltia) për Zurich-un.

Shqiptarët  Idriz Voca, Hekuran Kryeziu u paraqitën standardë dhe Shkëlqim Demhasaj në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 68-të për Luzernin dhe Izer Aliu e Toni Domgjoni të plotë për Zurich-un. Aliu në minutën e 65-të u ndëshkua me karton të verdhë dhe pesë minuta më vonë dhe Kryeziu. Luzern është në vend të tretë me 46 pikë, ka gjashtë më shumë se Zurich në pozitën e pestë.

Young Bopys që ka siguruar pothuajse titullin në Zvicër triumfoi me 4:1 ndaj Laussanes. Pak minuta lojë për shqiptarin Andi Zeqirin, që u inkuadrua në minutën e 86-të për Lausannen. Sioni dhe Baseli u ndanë baras (2:2). Ky ishte derbi shqiptar, pasi që për Sionin luajtën Pajtim Kasami e Ermir Lenjani dhe për Baselin Albian Ajeti nga minuta e 65-të. Carlitos shënoi nga penalltia në minutën e 42-të e Suxhy autogol në atë të 47-tën për Sionin dhe van Wolfswinkel (11' e 52') për Baselin. Baseli është në vend të dytë me 59 pikë, kurse Sioni i nënti me 32 pikë dhe i fundit Lausane me 31 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat