Prishtina kthehet me tri pikë nga Gjilani, Vllaznisë po i shuhen shpresat

Futboll

Prishtina kthehet me tri pikë nga Gjilani, Vllaznisë po i shuhen shpresat

Nga: Kemajl Goca Më: 22 prill 2018 Në ora: 16:52
Pamje nga një ndeshje

Skuadra me renome Prishtina u kthye me tri pikë të mëdha nga Gjilani, duke e mposhtur me rezultat 1:0 Vllazninë nga Pozherani, në ndeshjen e javës së 28-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Për Prishtinën janë tri pikë të rëndësishme në luftë për titullin e kampionit, kurse për Vllazninë pak shpresa për mbetje në ligë.

Në minutën e 30-të, Mankenda shënoi për fitoren e madhe të Prishtinës, e cila mban pozitën e dytë me 53 pikë , kurse Vllaznia është në vend të fundit (i 12-ti) me 14 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat