Mourinho: Vendi i dytë në Premier më i rëndësishëm se fitorja e FA Cup

Futboll

Mourinho: Vendi i dytë në Premier më i rëndësishëm se fitorja e FA Cup

Më: 22 prill 2018 Në ora: 14:34
Jose Mourinho

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka deklaruar sot se vendi i dytë në Premier Leagur është më i rëndësishëm prë të se sa fitorja e trofeut të FA Cup, ku ekipi i tij siguroi dje një biletë për në finale. United mundi 2-1 me përmbysje Tottenham duke u kualifikuar për të 20-n herë në finalen e këtij aktiviteti, një rekord dhe do të përballet me ekipin fitues që do të dalë nga sfida mes Chelsea dhe Southampton. “Jemi në finale, por po mendoj për kampionatin. Na duhen edhe dy fitore e një barazim për ta mbyllur Premier League në vendin e dytë”, tha Mourinho.

“Nëse arrijmë të realizojmë këtë, që të renditemi në vendin e dytë me 81 pikë pas një skuadre të paarritshme si Manchester City, ky do të konsiderohet një sezon i mirë për ne. Për mua është një sukses nëse renditemi të dytët, duke lënë pas ekipe si Liverpool, Tottenham, Chelsea dhe Arsenal. Nëse arrijmë 81 pikë është një sukses, pasi objektivi ynë ishte të kapnim kuotën e 80 pikëve. Kjo do të thotë që kemi arritur më shumë fitore se vjet, kemi humbur më pak dhe kemi arritur rezultate më të mira ndaj skuadrave kryesore në kampionat”, tha trajneri portugez.

Më tej, Mourinho shtoi: “Nëse e mbyllim kampionatin në vendin e dytë do ta luajmë më të qetë finalen e FA Cup, me një mendësi ndryshe, duke patur një mbështetje më të madhe nga fansat, duke dueluar për fitore deri në vërshëllimën e fundit. Finalja mbetet finale, do ta luajmë për ta fituar, por nuk mendoj se një trajner, ekip apo një sezon është i mirë apo i keq vetëm se fiton apo humbet një finale. Skuadra e meritoi fitoren ndaj Spurs dhe kur mund skuadra si Tottenham, atëherë fitorja merr shumë rëndësi”, u shpreh Jose Mourinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat