Vdekja e Ismetit është një humbje e madhe për sportin e Kosovës

Futboll

Vdekja e Ismetit është një humbje e madhe për sportin e Kosovës

Nga: K.G. Më: 22 prill 2018 Në ora: 13:38
Vdekja e Ismetit është një humbje e madhe për sportin e Kosovës

Kosova ka humbë edhe një sportist! Vdekja e ish futbollistit të Feronikelit, Ismet Lestrani, ka pikëlluar jo vetëm Drenasin dhe Drenicën.

“Ndërron jetë lojtari i gjeneratës së parë të Feronikelit, Ismet Lestrani. Me dhimbje e pikëllim të thellë ju njoftojmë që në mëngjes ka ndërruar jetë ish-lojtari i klubit tonë, Ismet Lestrani, i cili i takon gjeneratës së parë të futbollistëve që e formuan Feronikelin në vitin 1974. Vdekja e Ismetit është një humbje e madhe për Feronikelin dhe futbollin e Kosovës. Bashkë me të sot po varroset edhe një pjesë e lavdishme historisë së klubit tonë të zemrës. Ai do të mbahet mend si futbollisti që ka lënë edhe shpirtin në fushë, si një lojtar që ka qenë mik dhe motivues për bashkëlojtarët dhe si një njeri zemërgjerë e punëtor e shumë pozitiv.

Në historinë e Feronikelit, Ismeti do të mbahet në mend si futbollisti që e ka shënuar golin e parë ndonjëherë për klubin në vitin 1974, për të vazhduar tutje me sukseset e njëpasnjëshme. Ngushëllime familjarëve, klubit, ish-bashkëlojtarëve dhe të gjithë sportdashësve të Kosovës”, bëhet e ditur nga KF Feronikeli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat