Trepça ’89 suspendon tre lojtarë

Futboll

Trepça ’89 suspendon tre lojtarë

Më: 22 prill 2018 Në ora: 13:15
Logo e klubit

Klubi i futbollit Trepça ’89 nga Mitrovica, kampion në fuqi,  ka suspenduar tre lojtarë, duke dhënë edhe shpjegimet e saja. “KF Trepça 89 nga Mitrovica informon opinionin e gjerë për suspendimin e tre futbollistëve. Kryesia e klubit Trepça 89 pas mbledhjes se saj të mbajtur me 21.04.2018 merr vendim:

Suspendon k.ta lojtarë: 1. Shend Kelmendi; 2. Argjend Mustafa dhe 3. Festim Krasniqi.  Arsyetim:  Futbollistët e lart përmendur pas seancës stërvitore të mbajtur me 20.04.2018 (e premte) janë futbollist që gjendën në mesin e 18 futbollistëve për ndeshjen e javës 28-të me KF Gjilanin, të njëjtit (e shtunë) sipas protokollit të klubit nuk u paraqitën në drekën e përbashkët dhe nuk udhëtuan për zhvillimin e ndeshjes në Gjilan, duke bojkotuar klubin.

Ne jemi të informuar se ky veprim i tre futbollistëve është bërë me qëllim të caktuar për ta dëmtuar klubin KF Trepca ‘89 dhe për favore të klubeve tjera. Klubi futbollistik duke shikuar rrethanat e ngjarjes dyshon që këta tre futbollist kanë bashkëpunuar me individë të caktuar për favore të klubeve tjera, po ashtu janë shkaktar të cilët na larguan nga gara për titull kampion “Ata e dinë pse” Jemi të detyruar të tregojmë se futbollistëve në fjalë i kemi kryer të gjitha obligimet financiari sipas kontratës së punës. Në bazë të statutit të klubit, rregullores mbi të punësuarit dhe rregullores disiplinore, KF Trepça ‘89 pas analizës së gjerë dhe informatave, futbollistët nuk ju kanë përmbajtur rregulloreve të lartë përmendura, prandaj klubi merr vendim për aprovimin e masës ndëshkuese, suspendim nga komisioni disiplinor i klubit”, bëhet e ditur nga Trepça ’89.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat