Bllokoi i vetëm sulmin e Milanit, mediat italiane vlerësojnë lojën e Gjimshitit

Futboll

Bllokoi i vetëm sulmin e Milanit, mediat italiane vlerësojnë lojën e Gjimshitit

Më: 22 prill 2018 Në ora: 11:56
Gjimshiti

Benevento tanimë e rënë nga Serie A por si një shenjë pozitive ka lënë befasinë duke mposhtur në San Siro Milanin.

E padyshim më i miri në fushë ishte mbrojtësi shqiptar Berat Gjimshiti. Reprezentuesi i Shqipërisë ka marrë lëvdata të mëdha nga mediat italiane pas ndeshjes.

Gjimshiti markoi në mënyrë perfekte Andre Silva dhe Patrick Cutrone dhe më pas u vlerësua me notën 7 nga mediat italiane.

“Paraqitja më e mirë e sezonit për Gjimshitin. Nuk bëri asnjë gabim, madje në një moment ndërhyrja e tij ishte vendimtare pasi topi po shkonte në rrjetë”, thuhej në mediat italiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat