Superliga e Kosovës në futboll, derbi luhet në Podujevë

Futboll

Superliga e Kosovës në futboll, derbi luhet në Podujevë

Më: 22 prill 2018 Në ora: 10:28
Ilustrim

Dje janë luajtur dy ndeshjet e para të javës së 28-të në Superligën e Kosovës në futboll, ku Gjilani morri ti pikë mjaftë të rëndësishme ndërsa skudra e Feronkelit nuk arriti më shumë se një barazim në ndeshjen kundër Lirisë.

Sot do të zhvillohen edhe 4 ndeshjet tjera të planifikuara për këtë vikend dhe padyshim që derbi i kësaj jave do të luhet në Podujevë, ku skuadra e Llapit e pretë liderën aktuale Dritën, raporton KosovaPress.

Llapi dhe Drita takohen në stadiumin Zahir Pajaziti në Podujevë. Të dy këto skuadra janë në luftë për titull dhe fitorja e çdo njërës skuadër do të afronte atë edhe me afër titullin edhe pse Llapi është më larg se liderja aktuale Drita. Llapi do kërkoj “revanshin” për dy humbjet e shkaktuara nga Drita në dy ndeshjet paraprake të këtij stinori, njëkohësisht për të vazhduar rrugën drejt kreut.Llapi dhe Drita janë ndeshur në 8 ndeshje zyrtare nga viti 2015 kur Llapi u inkuadrua në Superligë. Llapi ka bilanc prej 3 fitoreve, 3 barazime dhe 2 fitore të Dritës, me goldallim +1 për Llapin, 11:10.

Ndërsa pretendetnja tjetër për titull skuadra e Prishtinës ka një ndeshje më të lehtë se dy skuadrat tjera Llapi dhe Drita që ndeshen njëra me tjerën. Skuadra e Prishtinës luan kundër Vllaznisë së Pozheranit në cilësin e mysafirit. Vllaznia nuk ka fituar në 6 ndeshjet e fundit kampionale, por ka befasuar duke luajtur baras Feronikelin dhe Lirinë. Ndërsa Prishtina, në stinorin pranveror, duke i llogaritur edhe ndeshjet e Kupës, e ka pësuar vetëm një humbje (me Drenicën para 5 ndeshjeve) duke luajtur baras 4 ndeshje dhe duke fituar të gjitha tjerat apo 8 fitore.

Ndërsa dy ndeshjet tjera janë ato të cilat do të luhen në mes të Besës dhe Drenicës si dhe ndeshja e fundit është ajo në mes të Flamurtarit dhe Vëllaznimit.

Besa do ta pres Drenicën në Pejë. Një ndeshje mjaftë e rëndësishme për të dy skuadrat pasi që janë duke luftuar për të ikur nga vendet që dergojnë në barazh.Besa në këtë ndeshje vjen nga humbja ndaj Prishtinës javën e kaluar 1 me 0 ndërsa Drenica arriti të marrë tri pikë të plota ndaj skuadrës së Flamurtarit javën e kaluar.

Flamurtari pret në shtëpi skuadrën gjakovare të Vëllaznimit.Flamurtari nësë do që edhe vitin e ardhshëm të luaj në Superligë i duhet patjetër fitorja por nuk do të jetë një ndeshje e lehtë për ta sepse skuadra gjakovare është rritur në përformancën e saj dhe duke  ditur se edhe gjakovarët po luajnë për të ikur nga barazhi mund të themi se kjo ndeshje do të luftohet me mish e shpirt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat