Gati 7 muaj pas dëmtimit në gju, Mendy kthehet në skuadrën e City-t

Futboll

Gati 7 muaj pas dëmtimit në gju, Mendy kthehet në skuadrën e City-t

Më: 22 prill 2018 Në ora: 08:44
Beniamin Mendy

Pas më pak se 7 muajsh pas operacionit të tij në gjurin e djathtë, francezi i Manchester City-t është pjesë e ekipit që do të ndeshet me Swansea të dielën.

Ai kishte disa javë që priste me qetësi për grumbullimin e tij të parë. Gjashtë muaj e gjysmë pasi theu ligamentin e tij në ndeshjen ndaj Crystal Palace në fund të shtatorit.

Beniamin Mendy është rikthyer në skuadër nga Pep Guardiola për ndeshjen ndaj Swansea City të dielën. Lajme të mira edhe për trajnerin e Francës Didier Deschamps tre javë përpara listës paraprake për Kupën e Botës.

Mbrojtësi i majtë i Manchester City-t ka bërë rikthimin e parë për 45 minuta me ekipin rezervë ndaj Manchester United.

Ish-lojtari i Monaco-s nuk kishte asnjë dhimbje. Ai zhvilloi dy seanca stërvitore bindëse dhe kjo i ka mundësuar grumbullimin në skuadër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat