Gazeta madrilene: Iniesta, mos u pensiono kurrë!

Futboll

Gazeta madrilene: Iniesta, mos u pensiono kurrë!

Më: 22 prill 2018 Në ora: 00:49
Andres Iniesta

Andres Iniesta dha një recital futbolli në stadiumin “Wanda Metropolitano” , ku shënoi një gol dhe në fund fitoi Kupën e Mbretit për të katërten herë radhazi me Barcelonën.

Kjo ishte edhe finalja e fundit e Iniesta me ekipin e Barcelonës, pasiqë pritet që nga sezoni i ardhshëm të mos jetë pjesë e katalunasve.

Gazeta madrilene MARCA ka titulluar me fjalët “Iniesta, mos u pensiono kurrë” artikullin për magjikun spanjoll.

“Ai ishte i shpejtë, kishte shkëndijë, precision në pasime. Me topin në këmbë ai ishte praktikisht i pandalshëm. Ai la prapa të gjithë futbollistët kundërshtarë që erdhën tek ai. Iniesta ka ende futboll në “çizmet” e tij për të vazhduar të luaj në nivelin më të lartë. Do të ishte një humbje për Ligën” ka shkruar MARCA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat