Trepça ’89 suspendon tre lojtarë, thotë se veprimet e tyre iu bën favore skuadrave tjera

Futboll

Trepça ’89 suspendon tre lojtarë, thotë se veprimet e tyre iu bën favore skuadrave tjera

Më: 21 prill 2018 Në ora: 21:15
Ilustrim

Skuadra kampione e Kosovës, Trepça ’89, përmes një komunikate ka bërë të ditur se ka suspenduar tre lojtarë të skuadrës së parë për arsye disiplinore.

Në njoftimin e skuadrës mitrovicase thuhet se lojtarët Shend Kelmendi, Argjend Mustafa dhe Festim Krasniqi janë suspenduar.

Këta tre lojtarë sipas Trepçës ’89 kanë thyer rregulloren e klubit duke mos u paraqitur në drekën e skuadrës para ndeshjes me KF Gjilanin, teksa pretendon se veprimi i tyre është bërë për t’u bërë favore klubeve tjera.

Komunikata pa ndërhyrje e Trepçës ’89:

Informatë … 21.04.2018, Mitrovicë

KF Trepça 89 nga Mitrovica infiormon opinionin e gjerë për suspendimin e tre futbollistëve.

Kryesia e klubit Trepça 89 pas mbledhjës se saj të mbajtur me 21.04.2018 merr vendim,

 Suspendon këta lojtarë:

 Shend Kelmendi

Argjend Mustafa

Festim Krasniqi

Arsyetim:

Futbollistët e lart përmendur pas séancës stërvitore të mbajtur me 20.04.2018 ( e Premte ) janë futbollist që gjendën në mesin e 18 futbollistëve për ndeshjën e javës 28 me KF Gjilanin, të njejtit të nesërmen (e Shtune) sipas protokollit të klubit nuk u paraqitën në drekën e përbashkët dhe nuk udhtuan për zhvillimin e ndeshjës në Gjilan, duke bojkotuar klubin. Ne jemi të informuar se ky veprim i tre futbollistëve është bërë me qëllim të caktuar për ta dëmtuar klubin KF Trepca89 dhe për favore të kubeve tjera. Klubi futbollistik duke shikuar rrethanat e ngjarjës dyshon që keta tre futbollist kanë bashkëpunuar me idivide të caktuar për favore të klubeve tjera, po ashtu janë shkaktar të cilët na larguan nga gara për tititull Kampion “ Ata e dine pse” Jemi të detyruar të tregojmë se futbollistëve në fjal i kemi kryer të gjitha obligimet financiare sipas kontratës së punës. Në bazë të statutit të klubit, rregullorës mbi të punësuarit dhe rregullores disiplinore, KF Trepca89 pas analizës së gjerë dhe informatave, futbollistët nuk ju kane përmbajtur rregulloreve të lartë përmendura, prandaj klubi merr vendim për aprovimin e masës ndëshkuese, suspendim nga komisioni disiplinor i klubit.

Me respekt

Kryesia e klubit KF Trepça 89 FC – Mitrovicë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat