Milan ofron dy sulmues dhe 50 milionë euro për “Gjelin”!

Futboll

Milan ofron dy sulmues dhe 50 milionë euro për “Gjelin”!

Më: 21 prill 2018 Në ora: 19:28
Milan

Milan nuk heq dorë nga pista Belotti. Sipas asaj që bën të ditur “Tuttosport”, kuqezinjtë janë rikthyer në sulm për “Gjelin”, duke i ofruar Torinos kartonat e Cutrone, Niang dhe 50 milionë euro.

Gjithsesi, thuhet se kjo ofertë për refuzuar nga presidenti i Torino, Cairo, i cili ka përsëritur se qendërsulmuesi nuk është në shitje dhe në kontratën e tij ka një klauzolë prishje prej 100 milionë eurosh, që është e vlefshme vetëm për jashtë Italisë.

Bisedimet janë bërë gjatë ndeshjes së Kupës së Italisë për U-19 ku Cairo është takuar me Mirabelli dhe ky i fundit ka formuluar ofertën.

Kuqezinjtë janë gati të japin Niang, i cili kushton 12 milionë euro në bazë të marrëveshjes që klubet nënshkruan gjatë huazimit në sezonin e kaluar, Curtonen, që kushton rreth 20 milionë euro dhe 50 milionë euro kesh, por flitet se Cairo nuk ka qenë dakord.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat