Gjilani 3 pikë ndaj Trepçës 89, Starova barazon sërish

Futboll

Gjilani 3 pikë ndaj Trepçës 89, Starova barazon sërish

Më: 21 prill 2018 Në ora: 17:00
Gjilani

Kanë përfunduar ndeshjet e para të javës së 28-të të Superligës së Kosovës në futboll në Gjilan kishte fitues ndërsa në Drenas ndeshja përfundoi baraz pa fitues.

Gjilani ka arritur të mbajë tri pikët e plota në Gjilan duke e mposhtur skuadrën e Trepçës 89 me rezultat 2:0. Një Gjilan ndryshe nga Gjilani i Arbnor Morinës  më kërkues ne ndeshje dhe me plotë meritë arriti të fitonte. Golat për skuadrën e Gjilanit i shënuan Gëzim Rusi dhe Betim Haxhimusa.Javën e ardhshme Gjilani do të ndeshet me skuadrën e Lirisë në Prizren ndërsa Trepça 89 do ta presë në Mitrovicë skuadrën e Flamurtarit.

Ndeshja tjetër mes Feronikeli-t dhe Lirisë ka përfunduar me rezulatat pa gola 0 me 0. Ky është barazimi i tretë radhazi i trajnerit Starovës prej që ka marrë drejtimin e skuadrës nga Drenasi, kurse Liria mbetet pa fitore në 4 ndeshjet e fundit .Javën e ardhshme Liria do të ndeshet me Gjilanin ndërsa Feronikeli do të luajë në Gjilan me skuadrën e Dritës, ndeshja e cila cilësohet si derbi i javës së ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat