Spalletti karikon Interin: Duhet të vendosni zemrën, nuk ka më kohë…

Futboll

Spalletti karikon Interin: Duhet të vendosni zemrën, nuk ka më kohë…

Më: 21 prill 2018 Në ora: 15:05
Luciano Spalletti

Zona “Champions”, ky është qëllimi i Interit, i cili do të udhëtojë drejt Chievos.  Duke bërë detyrën në ndeshjen e vet, zikaltrit shpresojnë te ndonjë hap i gabuar i Romës dhe Lazios. Trajneri Luciano Spalletti ka dalë në konferencë për shtyp dhe ka bërë prognozën e tij:

“Ne i dimë anët e forta dhe të metat tona. Tani për tani, asgjë nuk është e vonuar. Nuk mund t’i zgjidhim të gjitha problemet në këtë moment, por duhet të jemi me xhiro të plota, 100 për qind, nëse duam të arrijmë qëllimin tonë. Dhe, mbi të gjitha, duhet të vendosim zemrën në fushë.

Unë nuk e di se çfarë kemi më shumë se Roma dhe Lazio, por e them me bindje të plotë se nuk kemi asgjë më pak se ato. Njeriu i momentit? Brozovic është një lojtar me personalitet. Jam i bindur se ai ka gjetur ekuilibrin tashmë, por ende mund të na japë shumë, ashtu siç ka bërë në ndeshjet e fundit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat