Heynckes: Lewandowski dhe Cristiano nuk mund të krahasohen

Futboll

Heynckes: Lewandowski dhe Cristiano nuk mund të krahasohen

Më: 21 prill 2018 Në ora: 12:08
Cristiano Ronaldo dhe Lewandowski

Tekniku i Bayern Munich, Jupp Heynckes dha një intervistë për media para ndeshjes që ekipi i tij e zhvillon nesër ndaj Hannover në Bundesliga dhe që është testi i fundit i tyre para përballjes ndaj Real Madridit, të mërkurën mbrëma nga ora 20:45.

”Mendoj së pari për ndeshjen në Hannover, pastaj për të mërkurën. Gjithmonë kam thënë që duhet të mbajmë ritmin edhe në kampionat.”, thotë trajneri që i siguroi titullin e Bundesligas ekipit Bavarez dhe i kualifikoi në finale të kupës së Gjermanisë.

Ai gjithashtu foli edhe për krahasimin mes Cristianos dhe Lewandowskit, dy lojtarëve kryesorë të Real Madridit dhe Bayernit

”Nuk mund të krahasohen. Roberti gjithmonë luan me shpinë ndaj kundërshtarit. Cristiano vjen shpesh nga ana e majtë dhe lëviz në mes të linjave. Ajo që e bën Portugezin më madhështor është ajo se i finalizon rastet në pozitën e qendërsulmuesit.”, ishin fjalët e tij rreth këtij krahasimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat