Futsalli i bashkon të shurdhërit në Prishtinë

Futboll

Futsalli i bashkon të shurdhërit në Prishtinë

Më: 21 prill 2018 Në ora: 11:26
Turniri në futsall

Në sallën e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë ka filluar të mbahet turniri në futsall i organizuar nga Shoqara e të shurdhërve.

Në këtë turne marrim pjesë ekipe të ndryshme ndërkombëtare, nga shtete të ndryshme. Gjithsej janë 10 ekipe të cilat marrin pjesë, dhe janë të ndara në dy grupe.

Ekipet që marrin pjesë në këtë turne janë ekipet SHHSSH nga Prishtina, ekipi SHHSSH nga Drenasi, ekipi A nga Tirana, ekipi CSST Timisoara nga Romania, SDG Sloboda Skopje nga Maqedonia, SHHSSH nga Vushtrria, SHSSH nga Suhareka, MFC Sport Hopes nga Bulgaria, ekipi B nga Tirana si dhe ekipi Kumanovo nga Maqedonia.

Përveç futsallit, shoqata e të shurdhërve ka organizuar edhe garën në pikado e cila do të mbahet në zyrat e shoqatës së Shurdhërve.

Përgjegjësi për sport, Muhamet Toperlak nga shoqata e të Shurdhërve deklaroi se organizimi i këtij turneu është bërë me qëllim që të kemi një lidhje dhe një mardhënije më të mirë përmes sportit.

 “Gjithashtu përveç futbollit sot kemi edhe garat për pikado ku do të marrin pjesë veteranët e shoqatës së Shurdhëve. Janë 10 ekipe të cilat marrin pjesë, janë nga Kosova, dy ekipe janë nga Shqipëria , dy ekipe nga Shkupi ,një ekip ështe nga Romonia, një ekipë është prej Bulgarisë, domethënë këto janë të gjitha ekipet të cilat do të marrin pjesë.Po meqense kjo është hera e dytë që organizohet, mendojmë të vazhdojmë prapë edhe më tutje edhe brezat që vinë pas nesh të lajmë si trashëgim këtë organizim”, deklaroi Toperlak

Ekipet të cilat do të arrijnë tri vendet e para në këtë turnir do të shpërblehn me çmime të ndryshme nga shoqata e të Shurdhërve të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat