Arsene Wenger vendos për PSG-në

Futboll

Arsene Wenger vendos për PSG-në

Më: 21 prill 2018 Në ora: 10:53
Arsene Wenger

Pas njoftimit të vendimit të tij për t’u larguar si trajner i Arsenalit në fund të këtij sezoni, destinacioni i ardhshëm i Arsene Wenger mund të jetë PSG.

Kampionët e Ligue 1 thuhet se e shohin veteranin francez si trajnerin e përsosur për ta, ndërsa kërkojnë të fitojnë patjetër Ligën e Kampionëve.

Kësisoji, PSG mund të kontraktojë Arsene Wenger pas largimit nga “Emirates”. Në fakt, mediat e shumta kanë thënë muajin e fundit se trajneri i ardhshëm i parizienëve do të jetë gjermani Thomas Tuchel, por kjo gjë mund të konsiderohet zyrtare vetëm kur të nënshkruhet kontrata.

Lirimi i një trajneri si Wenger e revizionon situatën. Emërimi i ish-trajnerit të Borussia Dortmund, për të zëvendësuar Unai Emery, është në kundërshtim me rekomandimet e Antero Henrique, i cili preferonte Antonio Conte, ose Sergio Conceiçao. Mospyetja e tij është një mohim i vërtetë për drejtorin sportiv portugez të PSG.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat