Dzeko: “Askush nuk besoi te Roma, madje as unë”

Futboll

Dzeko: “Askush nuk besoi te Roma, madje as unë”

Më: 21 prill 2018 Në ora: 09:40
Edin Dzeko

Edin Dzeko ka thënë se fitorja 3-0 kundër Barcelonës ka qenë “një ndër ndeshjet më të bukura që kanë parë ndonjëherë tifozët e Romës”.

Pas befasisë në çerekfinale, ku Roma eliminoi Barcelonën – në gjysmëfinale të Champions League do të përballen me Liverpoolin. Sfida e parë do të zhvillohet të martën në “Anfield”.

“Që nga grupet, askush nuk besonte se ne do të kalojmë tutje sepse ishim me Atletico Madridin e Chelsean, ekipe të mëdha”, tha Dzeko për “The Telegraph”.

“Më pas në short ne donim të evitonim Manchester Cityn dhe Barcelonën, unë vet thash se nuk e dua Barcelonën, por pikërisht me ta shorti na përballi”.

“Pas ndeshjes së parë 4-1, menduam; ‘jemi të vdekur, pothuajse jashtë’. Ne thamë – ok, nuk kemi se çfarë të humbasim pas disfatës 4-1 nga Barcelona”.

“Goli mysafirë ishte shumë i rëndësishëm. Kur rezultati ishte 3-1, thash – 3-1 nuk është rezultat i keq sepse ndeshjen e kthimit e kishim në shtëpi dhe mund të tentonim të shënonim tre gola”.

“Kur pranuam të katërtin, e dija se do të ishte shumë e vështirë, sepse përball kishim Barcelonën. Por, në ndeshjen e dytë, ne luajtëm sfidën më të mirë që tifozët e Romës e kanë parë në histori”, theksoi mes tjerash Dzeko.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat