Francezi zbulon sekretet: Më injoruan, Barcelona ishte e përçarë nga klanet…

Futboll

Francezi zbulon sekretet: Më injoruan, Barcelona ishte e përçarë nga klanet…

Më: 21 prill 2018 Në ora: 09:06
Emmanuel Petit

Emmanuel Petit erdhi te Barcelona në vitin 2000, në kohën e presidentit Joan Gaspart. Francezi u “nënshkrua” bashkë me Marc Overmars nga Arsenali. Por, mesfushori kaloi pa u vënë re te klubi azulgrana. Tani, ai ka nxjerrë një libër, që tregon anekdotat e karrierës së tij.

Në një nga kapitujt e tij ai shkruan: “Barcelona, për fatkeqësinë time”. Ish-futbollisti shpjegon se ai nuk duhej të largohej nga Londra në moshën 30-vjeçare, pasi në Spanjë karriera e tij u shkurtua: “E vetmja gjë që më vjen keq në jetën time ka qenë që kam ndryshuar Arsenalin për Barcelonën”.

Ish-lojtari i skuadrës katalanase pranoi se përshtatja e tij në ”Camp Nou” nuk ishte e mirë nga fillimi, ndërsa shpjegoi se në “dhomat e zhveshjes kishte klane”: “Kur mbërrita te Barcelona, disa bashkëlojtarë më kanë injoruar, nuk më kanë përshëndetur.

Në një kohë të shkurtër pashë se kishte tre klane: katalanasit, holandezët dhe të tjerët. Pra, lamtumirë unitetit”. Një vit më vonë ai do të largohej nga klubi katalanas për t’u kthyer në kryeqytetin e Anglisë, edhe pse këtë herë do të shkonte te Chelsea, ku përfundoi në pension vite më vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat