Liverpool prish planet e Milani-t dhe Juventusi-t

Futboll

Liverpool prish planet e Milani-t dhe Juventusi-t

Më: 21 prill 2018 Në ora: 08:51
Dani Caballos

Në ditët e kaluara, Liverpool ka shtuar kontaktet me menaxherët e mesfushorit spanjoll, Dani Caballos duke arritur një marrëveshje në vija të përgjithshme për një kontratë katërvjeçare.

Ndërhyrja e vendosur e Jurgen Klopp ndryshon programet e Milan, që është interesuar shumë për Ceballos në muajt e kaluar. Mesfushori i datëlindjes 1996-të ishte ëndrra e kuqezinjve për mesfushën. Por kuqezinjtë nuk kanë mundur të bëjnë asnjë lëvizje për shkak të “Fair Play”-it Financiar.

Më ndryshe ka qenë situata e Juventus, që e ka parë gjithmonë Dani-n si një lojtar interesant, por vetëm me kushte të caktuara. Bardhezinjtë nuk kishin ndërmend të paguanin 40 mln euro, shuma e kërkuar nga Reali. Liverpool ka përfituar nga kjo situatë dhe ka përshpejtuar operacionin me një telefonatë që mund të çojë në tym plane dhe strategji të merkatos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat