Klopp: Liverpool nuk do ta ndjekë Këpucën e Artë të Salah-ut

Futboll

Klopp: Liverpool nuk do ta ndjekë Këpucën e Artë të Salah-ut

Më: 20 prill 2018 Në ora: 22:50
Jurgen Klopp dhe Salah

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se Liverpooli nuk ka nevojë që të ndryshojë asgjë në mënyrë që ta ‘ndihmojë’ Mohamed Salah-un që ta fitojë Këpucën e Artë.

Ai i ka shënuar 40 gola në stinorin e tij të parë në Anfield Road, 30 nga to vetëm në Premier Ligë, andaj është fuqishëm në garë edhe për golashënuesin më të mirë në Evropë.

“Caku kryesor për Mo-në është që të përfundojë në pozitën kualifikuese në Ligën e Kampionëve, dhe në një botë ideale, që të shkojë në finale dhe ta fitojë finalen”, tha Klopp para ndeshjes së vikendit në Prmeier Ligë ndaj Ëest Bromëich Albionit.

“Nuk kemi pse të mendojmë shumë për këtë. Nuk është se do të fillojmë tani që të provojmë ta sjellim atë në situata ku ai të shënojë. Duhet që të luajmë futboll normal”.

“Në fund, nëse Mo është në më të mirën e tij, ai do të jetë kërcënim për gol. Nëse është në pozicionet e duhura, ai ose do të shënojë, ose jo”.

“Erdhëm në këtë pozitë shkaku i futbollit që luajtëm, Mo erdhi këtu shkaku i futbollit që luajtëm. Nuk kemi nevojë që të ndryshojmë asgjë, vetëm kemi nevojë që të vazhdojmë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat