Conte thotë se Wenger është një nga trajnerët më të mirë në botë

Futboll

Conte thotë se Wenger është një nga trajnerët më të mirë në botë

Më: 20 prill 2018 Në ora: 22:00
Antonio Conte dhe Arsene Wenger

Antonio Conte e ka cilësuar Arsene Wengerin si një nga trajnerët më të mirë në botë.

Italiani në konferencë për shtyp ka thënë se Wenger meriton respekt të madh nga e gjithë bota e futbollit, për atë që i ka dhënë këtij sporti.

“Wenger meriton respekt të madh – jo vetëm nga tifozët e Arsenalit por nga e gjithë bota e futbollit”, ka deklaruar Conte në konferencë për shtyp para ndeshjes gjysmëfinale me Southamptonin në FA Cup.

“Jemi duke folur për një nga trajnerët më të mirë në botë, me një karrierë të madhe me Arsenalin. Mendoj se ai meriton respekt të madh për këtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat