Zinedine Zidane gjen zëvendësuesin e Gareth Bale, gjendet në Premier Ligë

Futboll

Zinedine Zidane gjen zëvendësuesin e Gareth Bale, gjendet në Premier Ligë

Më: 20 prill 2018 Në ora: 20:19
Gareth Bale

Garath Bale, pritet të largohet përfundimisht nga skuadra e Real Madrid.

Lojtari i ardhur nga Tottenham Hotspur në vitin 2013, duket se ky është sezoni i tij i fundit në La Liga.

“Metro” e Anglisë, shkruan tani se trajneri francez e ka gjetur zëvendësuesin e tij, ai luan në Angli tek skuadra e Chelsea.

Fjala është për fantazistin Eden Hazard, trajneri Zidane beson që mungesa e Chelsea vitin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve do të jetë edhe një mundësi më shumë që Hazard ta lë Chelsean.

Rikujtojmë që emri i Belgut ka qenë shumë i lidhur me një transferim në Madrid dhe sidomos që nga koha kur Zidane mori drejtimin e ekipit në vitin 2016.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat