Kovacic rikthehet tek Interi?

Futboll

Kovacic rikthehet tek Interi?

Më: 20 prill 2018 Në ora: 19:59
Mateo Kovacic

Interi është vënë pas mesfushorit të Real Madridit, Mateo Kovacic dhe atij të Sporting, William Carvalho, nëse kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Sipas Corriere dello Sport, Interi ka rivënë kontaktet me agjentin e Kovacicit, tre vjet pasi që e kishte shitur kroatin te Real Madridi për 29 milionë euro.

Mesfushori i ka fituar dy Liga të Kampionëve me klubin nga Santiago Bernabeu. Por nuk ka arritur të bëjë vend në ekipin e parë.

Për ëktë gazeta beson që ai mund të largohet nga Los Blancos drejt Italisë.

Il Corriere nënvizon se Nerazzurrët janë vënë dhe pas mesfushorit portugez, Carvalho.

Ai kishte klauzolë në vlerë 45 milionë euro që i skadon në verë.

Lojtari mund të bashkohet me Interit, pasi qe një kohë po kërkon një eksperiencë të re.

Interi në futet në Ligën e Kampionëve do të kërkojë përforcime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat