Neymar do të kushtojë më lirë pas tre gushtit

Futboll

Neymar do të kushtojë më lirë pas tre gushtit

Më: 20 prill 2018 Në ora: 18:32
Neymar

Neymar gjithnjë e më tepër po spekulohet se do të largohet gjatë verës prej skuadrës së Paris Saint-Germain.

Futbollisti raportohet se gjatë afatit kalimtar që kemi përpara do të transferohet te skuadra e Real Madridit.

Por, sulmuesi brazilian ka një klauzolë të lartë të transferimit te ndonjë klub tjetër dhe vështirë besohet se ndonjë klub do të paguajë një shumë të tillë.

Për lojtarin do të duhen sipas klauzolës rreth 300 milionë, në rast të kundërt do të duhet të presin të kalojnë 365 ditë që nga dita e transferimit te parisienët nga Barcelona, ku bie shuma që kërkohet për ta liruar Neymarin.

Braziliani në mënyrë të përsëritur thuhet t’i ketë thënë miqve se me çfarëdo kosto do të dëshironte të kalonte te madrilenët.

Ndryshe, gjatë verës së vitit të kaluar u transferua te parisienët për shumën prej 222 milionë eurove gjatë tre gushtit të 2017.

Lojtari deri më tani ka realizuar 19 gola në njëzet paraqitje në të gjitha garat për PSG-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat