Fergie për Wenger: Njëri nga të mëdhenjtë

Futboll

Fergie për Wenger: Njëri nga të mëdhenjtë

Më: 20 prill 2018 Në ora: 18:24
Alex Ferguson dhe Arsene Wenger

Largimi i trajneri Arsene Wenger nga Arsenali është përshkruar si “njëri nga më të mirët e të gjitha kohëve në Premier Ligë, nga ish rivali i tij i vjetër Alex Ferguson

68 vjeçari do të largohet nga Arsenali pasi kaloi afërsisht 22 vite në klub, 12 muaj para se ti kalojë kontrata e tij e fundit.

Ish trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson e ka përshkruar atë si “profesionist, talent dhe njeri të përkushtuar”.

“Jam i lumtur që ai paralajmëroi largimin në këtë fazë të sezonit dhe tani ai mund ta shijojë fundin e lumtur që e meriton”, tha Ferguson, i cili ka fituar 13 tituj në ligë për 26 vjet si trajner në Old Trafford, para se të pensionohet më 2013.

“Ai është, pa dyshim, njëri prej menaxherëve më të mirë te të gjitha kohrave në Premier Ligë dhe jam krenar që e kam pasur si rival të denjë, një kolegë dhe një shok, mbi të gjitha një njeri të madh. Talenti i tij është një testament i madh për futbollin, profesionalizmin dhe përkushtimin që ai e pati për 22 vite ku dha gjithçka që donë për ekipin e tij”, tha në fund Ferguson.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat