Partizani i bashkohet nismës së Bashkisë së Tiranës dhe kryebashkiakut, Erion Veliaj, në projektin e mbjelljes të Pyllit Orbital. Me pjesmarrjen e Drejtorit të Përgjithshëm të klubit Olsi Rama, lojtarëve dhe prezencën e Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj u mbollën pemë të reja të dhuruara nga kompania “Green Farm” shpk në zonën e Liqenit të Thatë , për të vijuar kështu pyllëzimin e kryeqytetit, shkruan përfaqësuesja e Partizanit, Xhiliola Koci.