Kolektivi, centimetrat dhe… 5 diferencat mes Juventus dhe Napoli

Futboll

Kolektivi, centimetrat dhe… 5 diferencat mes Juventus dhe Napoli

Më: 20 prill 2018 Në ora: 16:01
Allegri dhe Sarri

Botë të kundërta? Juventus dhe Napoli janë të tilla, dhe nuk humbasin rast për ta konfirmuar. Nuk flasin, nuk takohen, por pas 48 orësh do të sfidohen për titullin. Duhet bërë një sqarim i domosdoshëm: këtu nuk përfshihen buxhetet e dy klubeve, bilancet, renditjet dhe parametra ekonomikë.

Flitet vetëm për fushën e lojës. Taktikë, cilësi dhe sasi e organikës, stile të lojës. Kështu, “Gazzetta dello Sport” ka kërkuar të gjejë diferencat kryesore që ekzistojnë mes dy skuadrave më të mira të Italisë, duke u bazuar në pesë kategori: modeli, sekma dhe karakteristika të kundërta. Edhe për këtë sfida mes Allegri-t dhe Sarri-t është shumë interesante: njekin rrugë të kundërta për të arritur tek i njëjti objektiv.

1. ORGANIKA – Kjo është pika nga ku (ndoshta) lind gjithçka: alternativat e shumta në dispozicion. Allegri është kthyer në një mjeshtër të menaxhimit të një organike të madhe, e ndërtuar për të luajtur në çdo front: Max ka në dispozicion 22 lojtarë të nivelit të lartë dhe rotacioni është bërë arma e tij sekrete. Sarri nuk e ka këtë luks. Për shkak se ka qenë i detyruar dhe sepse ka qenë e nevojshme, ai e ka ndërtuar projektin e tij duke i besuar 11 titullarëve plus atij të 12-it, që është Zielinski. Ka pasur disa minuta edhe për pak të tjerë, por janari nuk e ka ndihmuar, ka pasur vetëm largime.

2. PRESINGU – Juventus është imazhi i soliditetit, ndërsa Napoli-t i pëlqen të zhvillojë një futboll më argëtues. Por ka një aspekt që bie në sy më shumë se të tjerë kur shikon mekanizmin e dy skuadrave: presingu. Ai i Napoli-t është shumë i lartë. Është një skuadër gjithmonë gati për të shpërthyer falë një presingu asfiksues ndaj kundërshtarit. Juventus, nga ana tjetër, preferon të presë, është më pak agresive kur humbet topin. Por bardhezinjtë e dinë se mund të kthehen në një fortesë të pakalueshme. Preferon të presë, me vetëdijen se është shumë e vështirë të çahet.

3. STILET – A është një rastësi që Napoli (bashkë me Benevento-n dhe Udinese-n) është klubi me numrin më të madh të lojtarëve që kanë shënuar gol (15) në këtë kampionat të Serie A? Jo. Napoli dhe Juventus shënojnë në mënyra të ndryshme; Sarri i ndërton rastet me kolektivin, Allegri mbështetet tek aftësitë individuale të yjeve të tij.

Golat e Napoli-t janë një produkt i skemave, mbivendosjeve, mekanizmave; ato të Juventus janë shpësh goditje gjeniale, nga Pjanic te Dybala, nga Higuain te Douglas Costa. Nëse provojmë të rishikojmë filmin e këtij kampionati, është e vështirë të gjejmë një gol tipik të Juves të shënuar nga një aksion tipik i Juves.

Edhe këtu vijnë në ndihmë statistikat: bardhezinjtë janë skuadra që e Serisë A që ka shënuar më shumë në pjesët e dyta (44 ndeshje). Kur magjitë individuale kanë arritur të prishin ekuilibrat.

4. CENTIMETRA – Juventus është një skuadër fizike, Napoli jo. Bardhezinjtë kanë një gjatësi mesatare prej 183,87 centimetrash dhe një peshë mesatare 79,2 kg. “Axurrët”, nga ana tjetër, është skuadra e tretë më e shkurtër e Serisë A dhe ka një peshë mesatare prej 74,7 kg.

5. EKSPERIENCA – Treguesi i fundit që merret në konsideratë është ai që ka lidhje me kupat ndërkombëtare të fituara (përjashtohen kupat dhe kampionatet kombëtare, ku gjithçka është në favor të bardhezinjvë). E përkthyer në fjalë të tjera, do të thotë eksperiencë.

Një faktor që mund të jetë përcaktues në ndeshjes si ajo që do të luhet të dielën e ardhshme në Torino. Nëse krahasohen dy formacionet e Juves dhe Napoli-t, në fushë janë 11 kupa ndërkombëtare kundër 9. Duket një e dhënë e ekuilibruar, por kupat e Napoli-t janë fituar vetëm nga Reina (4) dhe Albiol (5).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat