E kërkojnë në Premier Ligë, Interi i ofron dyfishim të pagës Cancelos

Futboll

E kërkojnë në Premier Ligë, Interi i ofron dyfishim të pagës Cancelos

Më: 20 prill 2018 Në ora: 12:59
Joao Cancelo

Zikaltërit nuk duan ta lejojnë largimin e mbrojtësit të krahut të djathtë.

Joao Cancelo është i huazuar nga Valencia te Interi këtë stinor, por klubi italian është duke bërë të pamundurën për ta blerë tërësisht lojtarin. Për këtë Interit, i duhet të paguajnë 35 milionë euro, shifër që drejtuesit e klubit janë të gatshëm ta bëjnë.

Por në këtë mes është edhe një problem, pasi ofertat për portugezin kanë nisur edhe nga klube të Premier Ligës dhe Inter i ka ofruar lojtarit dyfishim të pagës vetëm për ta bindur të qëndrojë në Giuseppe Meazza.

Cancelo aktualisht paguhet 1.2 milionë euro, ndërsa Interi është gati t’i ofrojë atij 3 milionë euro në vit plus bonuse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat