Këta lojtarë luajtën për Trepçën në Ligën e Parë Federative (1977-78)

Futboll

Këta lojtarë luajtën për Trepçën në Ligën e Parë Federative (1977-78)

Nga: Kemajl Goca Më: 20 prill 2018 Në ora: 12:25
Trepça e viteve 70-ta

Trepça nga Mitrovica, klub që sot nuk është në asnjë binarë dhe rrezikon të bie në rangun më të ultë të Kosovës. Klubi me renome në fund të viteve 70-ta ka qenë krenari e të gjithë shqiptarëve, e para ngjitet në Ligën e Parë të ish Jugosllavisë, ku nuk qëndroj më shumë se një vit, zuri vendin e fundit me 24 pikë pas 34 javëve.  Viti 1977-78 mbahet mend që luajtën në Ligën e Parë Federative, por mbahet mend edhe kur ishin në finale në vitin 1978, por pas 120 minutave pësuan humbjen me 1:0 nga Rijeka dhe nuk e fituan  Kupën e Marshall Titos.

Lojtarët që përfaqësuan Trepçën në atëkohë (1977-78): Dragomir Mutibariq , Ilia Savoviq, Mishko Stoliq, Fisnik Ademi, Milan Baçvareviç, Dragan Miletoviq, Ramadan Cimili, Miodrag Radojeviq, Dushan Rashiq, Fikret Gërboviq, Erdogan Celina, Dragolub Lilak, Zoran Buham, Hasan Shasivari, Adnan Zeqiri, Rafet Prekazi, Albert Cvetiniq, Lubomir Radeviq, Ratomir Mushikiq, Momir Karaxhiq, Branisllav Markov, Enver Gusinac, Vahedin Ajeti, Sabit Dallku, Petar Mërgja, Lubomir Bakmaz, Zoran Blazhiq dhe Dragan Mrkiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat