Gerard Deulofeu kërkohet nga tri skuadra

Futboll

Gerard Deulofeu kërkohet nga tri skuadra

Më: 19 prill 2018 Në ora: 23:46
Gerard Deulofeu

Gerard Deulofeu do të largohet nga Watford në fund të sezonit.

Reprezentuesi spanjoll që u transferua te skuadra e Premierligës në janar, ka arritur që deri më tani të regjistroi vetëm katër paraqitje, ku ka shënuar edhe një gol.

Mediet në Angli bëjnë të ditur se Watford nuk ka shprehur gatishmërinë për blerjen e kartonit të tij nga Barcelona.

Por, fati ish anëtarit të Milanit mund t’i buzëqesh në La Liga, ku po kërkohet nga tri skuadra.

Për Deulofeun po interesohen Sevilla, Valencia dhe Real Betis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat