Salah apo De Bruyne, ja kush është zgjedhur lojtari i vitit në Premier Ligë

Futboll

Salah apo De Bruyne, ja kush është zgjedhur lojtari i vitit në Premier Ligë

Më: 19 prill 2018 Në ora: 22:47
Salah dhe Kevin De Bruyne

Lojtari i Liverpool është zgjedhur lojtari i vitit në Premier Ligë.

Ky është lajmi i fundit i cili ka ardhur nga Anglia, Salah ka mposhtur konkurrentin e tij më të fortë, mesfushorin belg, Kevin De Bruyne.

Salah ishte transferuar tek Liverpool, për 50 milionë euro edhe qysh në sezonin e parë ai ka shpërthyer duke realizuar 40 gola, ku ende në fakt nuk ka përfunduar sezoni.

Salah 30 gola ka shënuar në Premier Ligë, 8 gola në Champions League dhe dy tjera në kupë.

Mohamed Salah shihet edhe si lojtari i cili do të jetë një rival i fortë për dyshen Ronaldo – Messi, për “Topin e Artë” 2018.

Zyrtarizimi i Salah si lojtari i vitit në Angli, do të bëhet në dy tri ditët e ardhshme

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat