Kjo është gjendja e trajnerit të Besiktasit

Futboll

Kjo është gjendja e trajnerit të Besiktasit

Më: 19 prill 2018 Në ora: 21:44
Senol Gunes

Trajneri i Besiktasit, Senol Gunes është goditur në kokë nga disa tifozë të Fenerbahçes.

Ishte minuta e 56’të kur tifozët vendas “shpërthejnë” duke kënduar këngë ofenduese dhe duke hedhur gjësende të forta në drejtim të trajnerit kundërshtar, shkruan IndeksOnline.

Arbitri i ndeshjes ndërpreu këtë takim, pasi trajneri i Besiktasit është goditur në kokë dhe dy ekipet u zhvendosën në bankën rezervë.

Mjekët kanë intervenuar te koka e trajnerit 65 vjeçar, duke ia qepur. Ende nuk ka ndonjë informatë se a do të zhvillohet kjo ndeshje.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat