Fetahaj: Futbolli është i çuditshëm!

Futboll

Fetahaj: Futbolli është i çuditshëm!

Nga: Kemajl Goca Më: 19 prill 2018 Në ora: 19:31
Fetahaj në veprim

Prishtina lufton në dy fronte: për titullin e kampionit dhe Kupën e Kosovës. Njohësit e lojës së futbollit kishin pritur se Prishtina pa ndonjë telashe do të kualifikohet në finalen e madhe të Digitalb Kupës së Kosovës, pa i shkuar dikujt mendja se pas 120 minutave bardhekaltrit do ta sigurojnë biletën për më tej. Prishtina e ka eliminuar me rezultat të përgjithshëm 2:1 Vushtrrinë, kjo e fundit është anëtar i Ligës së Parë.  Ndeshjen e parë Prishtina e kishte fituar me 1:0 në Pejë, por në Vushtrri përfundoi 1:0 për vushtrriasit në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve u barazua rezultati 1:1, kësisoj prishtinasit shtegtuan në finale, ku ndeshen me Vëllaznimin. Sulmuesi i Prishtinës, Liridon Fetahaj, shprehet optimistë se do të ngadhënjejnë në dy fronte. Ai nuk është i kënaqur me formën e tij, por shpreson se në javët e mbetura do të tregon veten.

“Bota sot”: Prishtina u kualifikua me shumë vështirësi, a ka ndikuar paksa edhe atmosfera nga ana e shikuesve në Vushtrri?

Liridon Fetahaj: Ishte atmosferë e mirë në Vushtrri ndoshta nuk ndikoi edhe aq tek ne,  mirëpo e rëndësishme ishte kualifikimi për në finale.

“Bota sot”: Në finale do të takohen rivalët e vjetër, Prishtina-Vëllaznimi, ku e sheh përparësinë e skuadrës tuaj?

Liridon Fetahaj: Ndoshta tifozët do t’i kemi në përkrahje që do të na ndihmojnë për ta fituar këtë trofe, pasi që Vëllaznimi është ekip shumë i përgatitur në shumë aspekte dhe e dëshmuan edhe në ndeshjen për pikë.

“Bota sot”: Prishtina lufton në dy fronte, për titull dhe për Kupë, sa është vështirë?

Liridon Fetahaj: Është shumë e vështirë të luftohet në dy fronte, mirëpo kemi dy skuadra brenda ekipit, ku kemi kualitet dhe kualiteti dëshmon se ne luftojmë në dy fronte. Mirëpo, gjëja më e vështirë është se po na mungon terreni si vendas.

“Bota sot”: Në fundjavë kundër Vllaznisë, a besoni në fitore dhe në dështimin e Dritës në Podujevë?

Liridon Fetahaj: Gjëja kryesore është se ne bazohemi vetëm tek ndeshjet që i kemi përpara, nuk preferojmë që të merremi me skuadra tjera.

“Bota sot”: A mendoni se java e fundit (33-të), Prishtina-Drita do të vendos kampionin apo do të përcaktohet më herët?

Liridon Fetahaj: 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat