Manchester United po mendon të investojë për blerjen e portierit Marc-Andre Ter Stegen nga Barcelona.
“Djajtë” përgatiten të paguajnë 180 milionë euro, si parashikon klauzola në kontratën e tij me Barcelonën, sipas asaj që bën të ditur “Don Balon”.
Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, mendon se Ter Stegen mund të jetë zëvendësuesi ideal për David de Gea, i cili me shumë gjasa do të shkojë te Real Madrid.
Vendi i dytë në Premier League pritet të përballet me një konkurrencë të fortë për numrin 1 të Barcelona, për të cilin është interesuar edhe Bayern Munich, që e sheh si zëvendësuesin ideal të Neuer, gjithnjë nëse ky i fundit nuk i shpëton probleme fizike që e kanë ndalur në sezonin e fundit.
Ter Stegen ka luajtur më shumë se 70 ndeshje për Barcelona, që kur u ble nga Borussia Monchengladbach në vitin 2014.