Treshja e Real Madrid, BBC, ka mbetur reliktë e së kaluarës – ja statistikat e dobëta të këtij sezoni

Futboll

Treshja e Real Madrid, BBC, ka mbetur reliktë e së kaluarës – ja statistikat e dobëta të këtij sezoni

Më: 19 prill 2018 Në ora: 16:45
Treshja e Real Madrid, BBC

Ishte viti i kaluar kur Real Madrid po triumfonte si ekipi më i mirë evropian, duke patur një treshe në formë, madje sezone tutje duke u përballur me 100 golëshin e MSN-së, së Barcelonës.

Por, a thua ka mbetur reliktë e së kaluarës?

Nga 4770 minuta të mundshëm për të luajtur, treshja gjatë këtij sezoni ka arritur t’i marrë vetëm 370 prej tyre, pasiqë Zidane nuk po e sheh më zgjidhjen tek kjo treshe dhe po inkuadron lojtarë të tjerë si Isco, Asensio dhe madje edhe Vazquez, shkruan Sovrani.info.

Kjo po ndodh edhe për arsye të tjera. Dënimi i mëhershëm i Ronaldos me 5 ndeshje përjashtim, pastaj rotacionet dhe dëmtimet e Benzemas, për të mos folur për dëmtimet kontinuitive të Bale-t, arsye të cilat kanë bërë që treshja të marrë as 30% e mundshëm të gjitha ndeshjeve të këtij sezoni. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat