Shosholli: Me të tilla seminare do të vazhdohet

Futboll

Shosholli: Me të tilla seminare do të vazhdohet

Më: 19 prill 2018 Në ora: 13:57
Shosholli: Me të tilla seminare do të vazhdohet

Shoqata e Trajnerëve të Futbollit të Kosovës në bashkëpunim me FSHF-n si organizatore e mëhershme e mbajtjes së kurseve dhe dhënien e licencave të kategorisë “A” dhe “B” , kanë mbajtur një tjetër seminar në lokalet e FFK-së. Para fillimit të seminarit të pranishmit i ka përshëndetur sekretari i përgjithshëm i FFK-së Eroll Salihu, i cili falënderoi FSHF-n dhe në veçanti profesor Astrit Maçin, i cili në vazhdimësi e ka përkrahur FFK dhe trajnerët e futbollit të Kosovës. FFK-ja është e përkushtuar që në vazhdimësi të bëjë ngritjen profesionale të trajnerëve. Në këto ligjërata, që u mbajtën nga Astrit Maçi e që u ndoqën me shumë interesim të madh nga ana e trajnerëve të Kosovës, u bë edhe një rikujtim i njohurive të mëparshme sikur që edhe për avancimet e reja në zejen e trajnerit. Në fund trajnerët u pajisen me licenca të reja pasi atyre të vjetrave u kishte skaduar afati. Me të tilla seminare do të vazhdohet edhe me kategoritë tjera, në mënyrë që të kemi sa më shumë trajnerë të licencuar për nevojat e futbollit të Kosovës, theksoi kryetari Shoqatës së Trajnerëve të futbollit të Kosovës , Ajet Shosholli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat