Shqiptarët e mësuan të ecë, Serbia e ka bërë trajner të përfaqësueses!

Futboll

Shqiptarët e mësuan të ecë, Serbia e ka bërë trajner të përfaqësueses!

Nga: Kemajl Goca Më: 19 prill 2018 Në ora: 12:06
Në këmbë lartë: Shukri Paçarada, Nazmi Rama, Abdyl Bellopoja, Gani Llapashtica, Arbnor Morina, Muhamed Kolenoviqi, Ramadan Cimili, trajner. Këmbë ulur: Shefqet Lajçi, Afrim Tovërlani, Goran Gjoroviq, Arbër Hasangjekaj dhe Ardian Kozniku.

Nëse i kthehemi historisë së futbollit, Kosova gjithmonë ka pasur trajner të shquar shqiptar. Një rast që mund të marrim shembull, se nga dora e trajnerëve tanë kanë dalë emra të mëdhenj të sportit. Një futbollist serb nga Prishtina, në vitet e 80-ta, ishte mësuar nga trajnerët shqiptarë se si të ecë në lojën e futbollit. 

Ai është Goran Gjoroviqi, që kishte nisur hapat e parë në klubin e futbollit Ramiz Sadiku dhe pastaj shtegtoi në Prishtinë, kur kishte luajtur së bashku me Shukri Paçaradën, Nazmi Ramën, Abdyl Bellopojën, Gani Llapashticën, Arbnor Morinën, Muhamed Kolenoviqin, Ramadan Cimilin, trajner. Këmbë ulur: Shefqet Lajçi, Afrim Tovërlani, Goran Gjoroviq, Arbër Hasangjekaj dhe Ardian Kozniku. Jo vetëm me këta por dhe me shumë shqiptarë të tjerë kishte luajtur me një ekip, si Sunaj Keçin, Mensur Nexhipin, Adil Vokrrin, Besnik Kollarin, Fehmi Hysenin, Avni Stubllën etj.

Image

Pse e morëm shembull? Sepse serbi u rrit dhe u mësua të luajë futboll nga shqiptarët, tash e një kohë Serbia U-21 e ka emëruar trajner të përfaqësueses U-21. Pra, Serbia U-21 drejtohet nga një pionier i shkollës së futbollit të Kosovës, pra i rritur nga trajnerët shqiptarë. Dhe sigurisht se ai e përdorë edhe filozofinë e shqiptarëve në përfaqësuesen e Serbisë U-21.  Shkurt e shqip, u rrit me bukë të shqiptarëve dhe u bë emër! Te Prishtina ka pasur trajner Ajet Shoshollin dhe Hysni Maxhunin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat