“Lamtumirë” Zidane, Reali arrin marrëveshje me këtë trajner?

Futboll

“Lamtumirë” Zidane, Reali arrin marrëveshje me këtë trajner?

Më: 19 prill 2018 Në ora: 10:32
Zinedine Zidane

Edhe pse arriti të fitoj dy herë radhazi Ligën e Kampionëve dhe është në garë edhe për të tretën, Real Madrid dhe Zidane pritet t’i ndajnë rrugët në fund të sezonit.

Sipas mediave spanjolle, skuadra nga Madridi ka arritur marrëveshje me teknikun e PSG-së Unai Emery.

Emery është pjesë e skuadrës nga kryeqyteti francez që nga viti 2016 kur kaloi nga Sevilla dhe dështoi në objektivin kryesor të PSG-së.

Gjithashtu tashmë thuhet se kampionët e Francës kanë arritur marrëveshje me ish-trajnerin e Dortmund, Thomas Tuchel dhe Emery do të jetë i lirë të largohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat