”Pogba bën budallallëqe, është njeri i parespektuar”

Futboll

”Pogba bën budallallëqe, është njeri i parespektuar”

Më: 19 prill 2018 Në ora: 00:25
Pogba

Ish mesfushori i Manchester United, Paul Scholes ka kritika të ashpra ndaj francezit.

Ai e ka goditur sot me disa deklarata duke thënë se Pogba bën “budallallëqe” dhe se ai duhet të largohet nga Old Trafford në verë.

“Mendojë se ai është shumë mos respektues ndaj trajnerit të tij sidomos gjatë ndeshjes kundër West Brom”, tha Scholes për BT Sport të mërkurën pas ndeshjes kundër Bournemouth.

“Mendoja që ai hynë në fushë për të krijuar dhe treguar këtë cilësi, gjë që është e mirë, e për të cilën kemi nevojë. Por, ai bën budallallëqe – kështu nuk fitohen ndeshjet. Kjo është çmenduri. Pasime të këqija, është një gjë e zakonshme e tij”, tha Scholes.

Scholes ka thënë madje se Pogba nuk i meriton as kritikat e tij.

“Ai nuk është i vetmi që ka këso paraqitje”, tha Scholles për Pogban.

“Mendoj që Sanxhez është një lojtar i madh dhe ishte në Arsenal dhe Barcelonë – por për mua edhe ai është një zhgënjim”, ka thënë në fund të intervistës Scholes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat