Juve dhe Napoli në garë për Vrsaljkon

Futboll

Juve dhe Napoli në garë për Vrsaljkon

Më: 18 prill 2018 Në ora: 18:45
Sime Vrsaljko

Mbrojtësi kroat pritet të largohet nga Atletico Madrid gjatë verës.

Sime Vrsaljko pëlqehet shumë nga klubet e Serie A, me Napolin në krye të preferencave të mbrojtësit ndërkohë që edhe Juventusi është futur në garë lojtarin kroat.

Agjenti i futbollistit nuk e mohoi mundësinë e një rikthimi të 26-vjeçarit në Itali por shpjegoi se është një operacion i vështirë për shkak se Atletico Madrid duhet të gjejë një zëvendësues në lartësinë e tij.

“Los Colchoneros” vazhduan së fundmi kontratën e tij për të larguar zërat ekipet e interesuara për të por me një ofertë 30 milionë euro drejtuesit spanjollë mund të lëkunden.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat