Shkëndija si bombë për Vardarin! Shqiptarët prijnë me gola

Futboll

Shkëndija si bombë për Vardarin! Shqiptarët prijnë me gola

Nga: Kemajl Goca Më: 18 prill 2018 Në ora: 17:02
Lojtarët e Shkëndijes

Vardari përkulet para Shkëndijës nga Tetova. Tri pikë të mëdha për Shkëndijën e Tetovës dhe veçse e fuqizojnë pozitën e parë të saj pas 28 jave. Tetovarëve iu duhet edhe një pikë që edhe zyrtarisht të shpallen kampion të ri të Maqedonisë. Në stadiumin “Telekom” në Shkup, Shkëndija triumfoi me rezultat 3:2 kundër Vardarit, në derbin e kampionatit.  

Kjo fitore e madhe e Shkëndijës pa dyshim se ka qenë sikurse një bombë për Vardarin. Ndeshje me kthesa në rezultat, ku së pari avancuan (6’) tetovarët me 0:1 me golin e Besart Ibraimit. Kolevski në minutën e 43-të barazoi rezultatin 1:1, ndërsa në atë të 47-tën, Bllazhevski nga penalltia kaloi në epërsi (2:1) Vardarin. 

Besart Ibraimi në minutën e 52-të dhe Visar Musliu në atë të 59-tën shënuan për fitoren 2:3 të Shkëndijës, e cila udhëheq me 72 pikë apo ka 23 më shumë se Vardari. Në anën tjetër, dyshja e Shkëndijës kryeson në listën e shënuesve, kapiteni Ferhan Hasani  - ‘Buba’ me 19 gola, i ndjekur nga Ibraimi me 18 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat