Unai Emery “gjen” skuadrën e re

Futboll

Unai Emery “gjen” skuadrën e re

Më: 18 prill 2018 Në ora: 16:32
Unai Emery

Unai Emery pritet të kthehet në La Liga sezonin e ardhshëm. PSG ia ka bërë të qartë se e ardhmja e tij nuk mund të jetë në Paris, pas zhgënjimit për të dytin sezon radhazi në Champions përballë gjigantëve spanjollë, Barcelona dhe Real Madrid. Edhe pse u shpall kampion i Francës disa javë para fundit të kampionatit, Emery do t’ia lërë vendin gjermanit Thomas Thuchel.

Për Emery kanë opinion shumë pozitiv në Spanjë, për shkak të eksperiencës së tij me Valencian apo Sevilla-n, ndaj Real Sociedadi po mendon seriozisht për t’i ofruar një kontratë. Trajneri bask si futbollist është rritur pikërisht te skuadra nga San Sebastiani, edhe pse kurrë nuk u bë lojtar i rëndësishëm për Sociedadin.

“Sociedad do të jetë gjithmonë në zemrën time, kam kaluar 10 vite dhe jam rritur atje. Nuk e di nëse një ditë ambiciet tona do të kryqëzohen, por mund t’iu them se Real Sociedad më pëlqen”, ka deklaruar ai.

Kështu u shpreh trajneri aktual i PSG-së gjatë festës së titullit. Sipas mediave baske, drejtori sportiv i Sociedad ka arritur një marrëveshje me trajnerin që pëlqehet shumë edhe nga Villarreal dhe Sevilla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat