Neymar i siguron të gjithë

Futboll

Neymar i siguron të gjithë

Më: 18 prill 2018 Në ora: 15:18

Neymar i siguron të gjithë, veçanërisht tifozët brazilianë, se do të jetë në formë optimale për Botërorin “Rusi 2018”. “Ylli” i PSG-së, dy muaj nga starti i eventit më të rëndësishëm sportiv të vitit, shprehet se ka kohën e mjaftueshme në dispozicion për t’u përgatitur sa më mirë, edhe pse për momentin vazhdon fazën e riaftësimit pas operacionit që iu nënshtrua në kavilje pak javë më parë.

“Mendoj që e kam kohën e mjaftueshme për t’u shëruar dhe për të nisur përgatitjet për Botërorin. Dëmtimi ishte i rëndë, por kam pushuar. Kjo është ana pozitive e kësaj ngjarjeje të keqe për mua”, tha Neymar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat