Gattuso kërkon Belotti-n në Milan

Futboll

Gattuso kërkon Belotti-n në Milan

Më: 18 prill 2018 Në ora: 13:42
Belotti-

Verën e kaluar tifozët e Milanit kanë ëndërruar gjatë për blerjen e një bomberi. Në fund erdhën Kaliniç dhe André Silva, të cilët kanë shënuar vetëm shtatë herë në kampionat. Numra jo për t’u mburrur. Është e qartë se këtij ekipi i mungon një sulmues i aftë për të shënuar 20-25 gola në kampionat, ndaj një identikit për këtë rol është Andrea Belotti.

Një futbollist i hulumtuar që verën e kaluar, kur presidenti i Torinos, Cairo, vendosi se nuk ishte ende koha për t’u ndarë prej tij. Në konferencën për shtyp, Gennaro Gattuso nuk ka kursyer asnjë falënderim për ish-sulmuesin e tij, edhe pse e ka trajnuar për pak kohë, në Palermo:

“Mbaj mend që kemi shkuar për ta parë atë, unë dhe Perinetti, kur Belotti luante me Albinoleffe. Unë isha i befasuar, pasi Shevchenko është lojtari si ai, që më ka bërë përshtypje më shumë. Asokohe nuk po kalonte një kohë të lumtur, por kur është në formë, Belotti mund të jetë shkatërrues”.

Nisur nga kjo deklaratë, kush e di se në muajt e ardhshëm, Milani mund t’i tikthehet tentativës për marrëveshjen me klubin “granata”, teksa klauzola aktuale është 100 milionë euro vetëm për tregun e huaj. Megjithatë, gjërat ndryshojnë dhe paratë mund të sigurohen nga një sakrificë, siç është shitja e Donnarumma.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat